
|

|
Kuzhinën e veçantë të servirur nga një staf me fantazi të pasur, mund ta shijoni në çdo ambient të kompleksit, në dy restorantet dimërore, në restorantin veror apo krejt jashtë në natyrë, nën hijen e pemëve dhe të tendave të këndshme që ju lejojnë të admironi gjithçka përreth. Të gjitha ambientet ju ofrojnë një kapacitet prej 300 personash. Mendoni sa bukur do të festoheshin këtu gëzimet tuaja, që do t’i ruanit gjatë në kujtesë. Fantazia e kuzhinierëve del jashtë menusë dhe ju servir në pak minuta, gatime që nuk i keni provuar kurrë. Dhe mendoni që çdo pjatë mund ta shoqëroni me verërat më të mira, të zgjedhura nga kantinat më të njohura. |
|