Në parkun kombëtar të Dajtit, mu në zemër të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, ju pret një nga komplekset më të bukur turistikë në Shqipëri, i denjë për emrin që mban dhe për standartin e shërbimeve që ofron. Me një arkitekturë krejtësisht origjinale, ku çdo detaj i vogël flet për një shije të hollë përzier me luks, kompleksi përligj plotësisht ftesën që ju bën stafi i tij i ngrohtë dhe profesional.
Kuzhinën e veçantë të servirur nga një staf me fantazi të pasur, mund ta shijoni në çdo ambient të kompleksit, në dy restorantet dimërore, në restorantin veror apo krejt jashtë në natyrë...
Dhe mos harroni se në kompleks mund të vini me makinën tuaj por edhe duke përdorur teleferikun, i cili përveç panoramës së mrekullueshme që ju ofron, kursen edhe kohën. Rruga prej 2 km nga teleferiku, ju mundësohet falas nga mikrobusët e kompleksit. [me shume]
Design by Pixel